Malisheva po shënon “Epopenë e UÇK-së”

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, përmes aktiviteteve të ndryshime po shënon manifestimin tre ditor të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht 5, 6 dhe 7 marsin, që lidhet me luftën, heroizmin dhe sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht, më mars të vitit 1998. Aktivitetet e ditës së parë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë filluar me një mbledhje solemne të mbajtur nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, dhe më pas është vazhduar me nderime dhe homazhe, para Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Malishevë, për të vazhduar në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz. Në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalimin e mbajtur, ka folur për heroizmin e Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, për sakrificën dhe jehonën e asaj lufte të paparë, të një familjeje ndaj një ushtrie të tërë okupuese, për rolin e kësaj beteje në vazhdimin e luftës çlirimtare. “Kjo ishte ngjarja më heroike dhe më e lavdishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo ngjarje, mobilizoi tërë kombin shqiptar dhe bëri kthesën e madhe historike për popullin shqiptar. Kjo ngjarje është unike në mbarë botën dhe njihet si rasti i parë kur një shtet i tërë, një ushtri e tërë, lufton për tri ditë kundër një familjeje, ngjarje e cila më pas, e mobilizoi gjithë kombin në luftë për liri”, tha mes tjerash, kryetar i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij. Ndërsa duke folur për akterët kryesor të luftës, të cilët padrejtësisht gjinden në Hagë dhe për rrjedhat e përgjithshme të pasluftës, kryetari Kastrati, bëri thirrje për unitet. “Uniteti mes nesh është shumë i rëndësishëm veçmas në këto zhvillime që po ndodhin në botë. Të qenit unik për çështjet tona kombëtare është mesazhi më i mirë që mund ti jepet secilit prej armiqve të kombit tonë, të cilët pavarësisht periudhave nëpër të cilat kanë kaluar e po kalojmë, për asnjë moment nuk kanë hequr dorë nga petku i tyre grabitqar, shtypës e sundues”, tha Kastrati. Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, foli për rolin dhe rëndësinë e 5, 6 dhe 7 Marsit të vitit 1998, si dhe për luftën heroike të Jasharjave dhe popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci. “Sot me krenari kujtojmë “Epopenë e lavdishme të UÇK-së, luftë e cila shpalosi vlerat e popullit shqiptar, besnikëria, trimëria dhe shpirti heroik”, tha mes tjerash kryesuesi Thaçi. Ndërsa kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, tha se “5, 6 dhe 7 marsi 1998, janë ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, ku armiku tentoj të godas në zemër luftën çlirimtare, por i doli e kundërta, sepse zgjoi ndërgjegjen e kombit shqiptar dhe na bëri edhe më të fortë dhe më të bashkuar në luftë për liri”.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …