leoni

Rama: Fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot e kemi shtetin dhe lirinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka vlerësuar lart luftën e familjes dhe farefisit Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre për çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Ai ka theksuar se fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot e kemi shtetin dhe lirinë. “Sot kemi ardhur me komunën e Prishtinës me i respektuar dhe çmuar vlerat me të cilat na ka lënë familja Jashari, të festojmë paqen të cilën e kemi trashëguar si rezultat i sakrificës së madhe të familjes së tyre….Edhe ne si institucion por edhe për shkak të datave 5, 6 dhe 7 për shkak të luftës së UÇK-së ne sot gëzojmë lirin e kemi shtetin, andaj kemi respektin më të madh. Ju urojmë festat të gjithëve, dhe shpresojmë që në të ardhmen të luftojmë edhe më shumë për paqen në shtetin tonë, vendin tonë dhe për paqen në botë” ka deklaruar mes tjerash kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …