Ashtu sikur mijëra qytetarë edhe autoritetet më të larta të vendit kanë bërë homazhe, në Prekaz

Ashtu sikur mijëra qytetarë anekënd viseve të ndryshme shqiptare, edhe autoritetet më të larta të vendit,  kanë bërë homazhe në Prekaz. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e luftës heroike të familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, kryeministri, theksoi se ajo ishte luftë mbrojtëse dhe ky fakt nuk mund të tjetërsohet asnjëherë. “Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jashrajave, ata ishin sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të viti 1991 dhe janar të vitit 1998, dhe të gjitha këto sulme ndaj Jashrajave ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, UÇK ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijnë e as nga mohimet që bëhen”, tha në mes tjerash, kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …