Në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish të komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtor, veteranë dhe qytetarë, nderuan Epopenë e UÇK-së, qëndresën e pashoqe të Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, idealin e lartë të të gjithë të rënëve që me gjak dhe jetë i dhanë shpirt dhe shtat lirisë së këtij trualli!
Kryetari Latifi ka thënë se, përulemi para madhështisë së veprës atdhetare të heronjve, dëshmorëve dhe dalzotësve që luftuan për lirinë dhe bashkimin e trojeve tona!