Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskji, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos ndalen por të sulmojnë forcat ruse. “Ukrainas! Në të gjitha qytetet tona, të cilat armiku i pushtoi, shkoni në ofensivë. Dilni në rrugë. Ne duhet të luftojmë sa herë që kemi mundësi” Ai më tutje deklaroi se ukrainasit nuk do t’ia lënë vendin e tyre “armikut” dhe përgëzoi popullin ukrainas për rezistencën që po tregon kundër armikut. “Kur nuk ke një armë zjarri, ata përgjigjen me zjarr. Kjo është arsyeja pse pushtimi është i përkohshëm. Ukrainasit nuk tërhiqen”, nënvizopi kryetari, Zelensky.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …