Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë, me qëllim për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se Amerika mund të ofrojë edhe avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë. “Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata, nëse Polonia vendos të dërgojë avionë” në Ukrainë, tha Blinken. “Nuk mund të flas për afate, por mund të them se jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë shumë aktive”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …