Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Eedogan i ka kërkuar kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje. Presidenca turke ka lëshuar një deklaratë pas telefonatës një-orëshe, ku thuhet se Erdogani i ka thënë Putinit se Turqia është e gatshme që të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit. Ai ka thënë se një armëpushim do t’i lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare. Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …