Gjatë bisedimeve me Rusinë, përfaqësuesi i delegacionit nga Ukraina, David Arakamia, ka deklaruar se nuk do të bëjë kompromis për integritetin territorial në negociata, por Ukraina është e gatshme të diskutojë rreth një modeli të mos anëtarësimit në NATO, tha ai për mediet. Kievi po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të cilin Moska e kundërshton. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është dëshmi se aleanca po kryen agresion kundër Rusisë. Përgjigja që marrim nga vendet e NATO-s është se ata nuk janë as të gatshëm të negociojnë anëtarësimin tonë, të paktën jo deri në dhjetë vitet e ardhshme, tha negociatori Arakamia.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …