Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, duke folur mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka përjashtuar mundësinë e korrigjimit të tyre. Ajo e ka quajtur të papranueshme deklaratën e drejtuesit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, se Beogradi do ta konsiderojë ndryshimin e marrëveshjeve në mënyrë të njëanshme. “Çdo sugjerim se marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit po korrigjohen është jashtë realitetit dhe një pjesëz e fabrikuar e keqinformimit”, ka deklaruar Kocijançiq, përcjellin mediet serbe. Duke folur për marrëveshjen e 25 gushtit të vitit të kaluar, ajo ka sqaruar se “Asociacioni nuk do të jetë një strukturë paralele qeveritare, e as që do ta vë në mëdyshje integritetin territorial të Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …