leoni

Pastrohen rrugët nga bora në Berishë e Fshat të Ri

Reshjet e borës dhe bartja e saj nga erërat, ka bërë që rrugët në fshatrat në Malet e Berishës të jenë vështirë ta kalueshme, prandaj edhe ka qenë i nevojshëm intervenimi në largimin e borës nga rrugët dhe tani rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka problem në qarkullimin e automjeteve. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Rifat Mazreku, intervenimi ka qenë shumë i nevojshëm pasi rrugët në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, kanë qenë vështirë të kalueshme. Drejtori Mazreku po ashtu ka bërë të ditur se bora është larguar edhe nga rrugët që qojnë në kodrën mbi fshatin Ngucat, tek shkonjat e UÇK – së, pasi nesër në mbrëmje do të bëhet ndezja e zjarreve, në kuadër të shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK – së”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …