Rusia miratoi një listë me emra të shteteve dhe territoreve të huaja, që kryejnë veprime jomiqësore kundër saj

Rusia miratoi një listë me emra të shteteve dhe territoreve të huaja, që kryejnë veprime jomiqësore kundër saj

Qeveria e Rusisë miratoi  një listë të shteteve dhe territoreve të huaja, të cilat sipas saj,  kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, lista përfshin: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – që të tria vende anëtare të NATO-s. “Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, pas fillimit të një operacioni special ushtarak të forcave të armatosura ruse në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë ruse. Sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij, që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore, do t’i paguajnë ato në rubla. Lista, mes të tjerave, përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, shtetet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Zvicrën, Islandën e shtete të tjera, të cilat Rusia i konsideron armiqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …