Vaksinimi bëhet edhe në sheshin e qytetit “Adem Jashari” në Ferizaj

Sipas rekomandimit të Komitetit për vaksinimin në masë dhe me mbështetjen e UNICEF-it, prej sot ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër Covid 19, në kontejnerin e vendosur në sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Ferizajt, përpara objektit të komunës.

Qytetarët e interesuar mund të vaksinohen çdo ditë, nga e hëna deri të shtunën, prej orës 12:00 deri në 18:00.

Nga afër fillimin e vaksinimit e ka përcjellë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini i shoqëruar edhe nga drejtuesit e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Vlen të theksohet që krahas vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, nga data 21 shkurt deri më 6 mars, ekipet tona kanë vaksinuar edhe nxënësit e shkollave fillore (klasa VII, VIII dhe IX) dhe shkollave të mesme (klasat X dhe XI). Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar gjithsejtë 764 nxënës.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit anti-covid e deri më 06.03.2022 janë dhënë gjithsejtë 122183 vaksina, prej tyre: 62331-doza të para, 53870-doza të dyta dhe 5982 doza të treta.

“Vaksinohu – shpëto jetë!”

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …