Urimi i kryetarit Latifi për 7 marsin, Ditës së Mësuesit

Çdo 7 mars, në Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës së parë shqipe dhe angazhimin e madh të pedagogëve shqiptarë që kontribuuan në emancipimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Mësuesit shqiptarë kishin mision të vështirë, veçanërisht gjatë kohërave të errëta që kaluan shqiptarët. Ata nuk u dorëzuan asnjëherë dhe frymuan shqip, duke mbrojtur të vërtetën historike, kulturën, traditat dhe identitetin tonë, që më së shumti lidhen me gjuhën. Sot, falë mësuesve shqiptarë, edhe populli ynë ecë krah popujve të civilizuar të botës. Gjeneratat e reja janë gjithnjë e më të mirë, edukuara dhe përparimtare, në fusha të ndryshme profesionale dhe shkencore.

Falënderim dhe mirënjohje të gjithë mësuesve shqiptarë!

Urime 7 marsi!

Smajl Latifi

Kryetar i Komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …