Partitë opozitare e cilësojnë si të padrejtë kushtëzimin që liberalizimi i vizave të ndërlidhet me miratimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Opozita shprehet e vendosur që të mos lejojë Marrëveshjen për Demarkacionin, për të cilën thotë se e dëmton Kosovën me mijëra hektarë tokë. Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni ka thënë se dyshon që kjo çështje të jetë kusht i vënë nga Brukseli. “Ne mendojmë që ky kusht është krejtësisht i panevojshëm dhe i padrejtë, i cili s’ka asnjë arsye që të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Bile ne dyshojmë se ky kusht është vendosur kështu prej insistimit të politikanëve si Isa Mustafa”, citohet të kletë thënë Hyseni. Ai ka shtuar se Vetëvendosje do të vendosë gjatë ditëve në vijim për mënyrën e kundërshtimit të kësaj marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …