Qeverisë së R . Kosovës
Komisionit qeveritar për statusin
e veteranëve , invalidëve të UÇK-së
Kryetarit Agim Çeku
KËRKESË PUBLIKE
Status Rekrut të UÇK-së për 30 mijë vullnetarë nga mërgata shqiptare
Gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së , pavarësisht territ informativ në mjetet e komunikimit masiv, institucional ‘‘ , pavarësisht stigmatizimit të UÇK-së nga „institucionistët ‘‘ e lëvizjes ,,joviolente ‘‘ pavarësisht luftës speciale kundër UÇK-së , LPK-ja për luftën çlirimtare të UÇK-së ka organizuar mbi 3000 tubime informative ndër mërgimtarë , ka organizuar disa qindra demonstrata në kryeqytetet evropiane , SHBA , si dhe disa konferenca shtypi në Gjenevë , Bon, Bruksel për UÇK-në .
Si rezulata i kësaj veprimtarie informuese , mobilizuese në mbështetje të luftës çlirimtare , LPK-ja ka arritur t’i rekrutoi 30 mijë vullnetarë për efektivat luftarake të UÇK-së ,sidomos për operacionin luftarak ,,Shigjeta‘‘ . Prandaj parashtroj kërkesë publike status : Rekrut të UÇK-së për 30 mijë vullnetarë nga mërgata shqiptare .
Ragip Shala
Ish kordinator për mobilizim dhe rekrutim të UÇK
në mërgatën shqiptare