Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë. Kjo konsullatë ndodhet në qytetin Karkov. Lajmin për sulmin e ndërtesës së Konsullatës së Shqipërisë e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në internet. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, është thënë në njoftimin e kësaj konsullate. Më 6 mars në orën 23:15 u shkatrrua Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë si pasojë e sulmit ajror të trupave ruse në qytetin e Krakovit, disa predha goditën ndërtesën në s Akademik Proskura 1, aty ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, shpërtheu një zjarr, shkatërrohet mbivendosja e godinës”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …