Me një akademi solemne u manifestua 7 Marsi-Dita e Mësuesit

Për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, është organizuar një akademi solemne në sallën e kuvendit të komunës së Vitisë, ku u fol për rolin e mësuesit dhe arsimin shqip në Kosovë, në etapa të ndryshme. Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, në fjalën e saj ka shprehur falënderime për punëtorët arsimor,  për angazhimin e tyre në edukimin e nxënësve dhe përkushtimin për të ardhmen tonë. Ajo ka përmendur edhe rezultatet e arritura në arsim, ndërkohë që ka theksuar se do të angazhohen në krijimin e kushteve edhe më të mira në shkolla dhe rritjen e cilësisë  në arsimim. Për kontributin e dhënë, Drejtoria e Arsimit ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e shkollave të komunës së Vitisë, si dhe për shkollat fituese të garave. Në këtë akademi, një fjalë rasti mbajti kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se është nder dhe kënaqësi e veçante  që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh nderimin më të thellë , admirimin më të madh për kontributin tuaj në edukimin dhe formimin qytetarë të fëmijëve tanë. “Shkolla është vatra e dytë e ngushtë familjare ,vatra e dijes dhe e formimit profesional të fëmijëve tanë . Historia dëshmon se vitaliteti i individit por edhe i kombit në tërësi, përcaktohet mbi të gjitha nga aftësia e tij se si të ndryshoj ,si të rritet dhe të shndërroj në realitet: qëllimet, idealet, projektet, ëndrrat dhe aspiratat e tij, e ndryshimi arrihet vetëm nëpërmjet dijes dhe arsimimit. Gara e dijes është promotori kryesor i ndryshimit ndërsa ndryshimi është jetik për çdo individ dhe për çdo komb”, tha kryetari Haliti. Mes tjerash, ai tha se duke kujtuar kontributin e mësuesit në misionin e tij të shenjtë, në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. ”Duke kujtuar 7 marsin –Ditën e Mësuesit, ne duhet të falënderojmë në veçanti të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe, që jetojnë e veprojnë në shtetet jashtë trojeve shqiptare,  të cilët përkujdesen që të rinjtë dhe të rejat tona, të mbajnë gjallë arsimimin shqip, të mos harrojnë gjuhën e bukur amtare shqipe, e as  historinë e lavdishme të kombit tonë”, tha kryetari Haliti. Gjithashtu me një fjalë, mësimdhënësve i’u drejtua edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit në Viti, Kemajl Bislimi, i cili mes tjerash tha se janë në koordinim me gjitha instancat që pozita e punëtorit arsimor të jetë në nivelin e kënaqshëm, si në aspektin e pagës së dinjitetshme, po ashtu edhe kushte më të volitshme për punë.  Akademia solemne për nder të 7 Marsit, u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të komunës dhe u organizua nga Drejtoria për Arsim.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …