Kryetari Haliti priti në takim gratë që punojnë në institucionet komunale, ju uroj 8 marsin dhe foli për përkushtimin e komunës për barazi gjinore

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës  së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka organizuar pritje për femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me ç’rast ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka uruar gratë për nderë të festës së 8 marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke e çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës. “Sot në këtë ditë madhështore dëshiroj të ju urojë të gjitha grave kudo që janë ditën e tyre. Një urim i veçantë shkon edhe për nënat tona pa asnjë dallim, fetar e  kombëtar”, u shpreh kryetari Haliti. Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë,  në çështjen e barazisë shoqërore në veçanti të barazisë gjinore duke përmendur edhe punët që ka bërë dhe po bënë kjo komunë në këtë drejtim. Kryetari Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta. Përndryshe dhuratën e parë e ka ndarë për një shërbyese civile e cila nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë takim për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai i uroj asaj shërim të shpejt.

May be an image of 18 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …