Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim të tij ka shkruar se ka më shumë se gjashtë muaj që po bën presion te Qeveria për ta miratuar Ligjin e Pagave dhe rritjen e pagës minimale. Ai ka deklaruar se për këto kërkesa nuk ka asnjë veprim, ndërsa ka përmendur rritjen e çmimit të energjisë për shqiptarët, por jo për serbët e veriut, pasi Qeveria ua paguan faturat, akt ky diskriminues kundër shumicës shqiptare në vend. Për këto dhe shumë shkelje të tjera kryetari i i AAK-së, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Haradinaj ka saktësuar me këtë rast se populli nuk ushqehet me ideologji e as me ëndrra. Nuk mashtrohen njerëzit me fjalë të bukura. Nuk mbahet shpija me llafe. Qeveria po kujton se mund të tallet me qytetarët e vendit, duke i lajthitur me do farë “epope të arsimit”. Kanë vdekur sistemet kur popujt janë ushqyer me ideologji dhe me artin e kulturën që e kanë prodhuar ato, e të cilat kryeministri Kurti po i përdorë me aq pafytyrësi, ka shkruar mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …