Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar që diasporës shqiptare t’i rezervohen pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Duke iu drejtuar kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Pacolli poashtu ka kërkuar që diasporës t’i jepet mundësia e votimit në zgjedhjet e radhës. “Tërë kohën sa jam në kontakt me diasporën, në mënyrë të vazhdueshme, ata kërkojnë dy gjëra për zgjedhjet e ardhshme: Që diaspora t’i ketë pesë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur që diaspora të votojë, me plot kuptimin e fjalës në shtetet, ku ata jetojnë, në mënyrë të ngjashme si serbët e Kosovës që votuan për Parlamentin e Serbisë. Unë kërkoj nga presidenti i Republikës së Kosovës që t’i fillojë procedurat për jetësimin ligjor të këtyre dy pikave”, thuhet në shkrimin e Behgjet Pacollit të afishuar në profilin e tij në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …