Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse. Zëvendës-kryeministri i Rusisë, Alexander Novak, u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofale për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte çmimin e arit të zi, duke e çuar në 300 dollarë për fuçi. “Është absolutisht e qartë për të gjithë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme. Rusia, shtoi Novak, ka çdo të drejtë të hakmerret dhe kujtoi vendimin e Gjermanisë muajin që shkoi për të bllokuar gazsjellësin Nord Stream 2. Sipas numrit 2 të qeverisë ruse, Europës do t`i duhej e pakta një vit për të zëvendësuar volumin e naftës që merr nga Rusia, dhe do të detyrohej të paguante shumë më shtrenjtë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …