Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në komunën e Janjevës ku ka vizituar disa familje të komunitetit katolik kroat. Teksa ka shijuar një drekë me gatime tradicionale në shtëpinë e Don Matej në Janjevë, ai ka çmuar bashkësinë kroate në Kosovë në forcimin e miqësisë mes dy popujve. “Bashkësia kroate nuk është vetëm pjesë e historisë së Kosovës por edhe pjesë e identitetit dhe të ardhmes europiane dhe multetnike te Kosoves. Bashkësia kroate në Kosovë si dhe bashkësia shqiptare në Kroaci e forcojnë miqësinë e dy shteteve dhe dy popujve tone, Kroacisë dhe Kosovës”, ka thënë kryetari Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …