Kadri Veseli

Veseli: Zhvillimi ekonomik kërkon investime në arsim

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë se zhvillimi ekonomik i vendit nuk mund të paramendohet pa investim në arsim dhe rritjen e cilësisë së tij. Këto komente i ka bërë gjatë ceremonisë së shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë. Duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij gjimnazi për shënimin jubilar të themelimit, ai ka thënë se nga bankat e këtij gjimnazi dolën “intelektualë dhe kuadro të njohura të fushave të ndryshme, dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, me veprimtarinë e tyre, i dhanë shumë Mitrovicës dhe gjithë Kosovës”. “Investimi në arsim dhe rrjedhimisht, rritja e cilësisë së tij, duhet të jetë një nga prioritetet në ditët e sotme, sepse, zhvillimi ekonomik nuk mund të paramendohet pa një arsimim cilësor të gjeneratave të reja. Kushtet bashkëkohore kërkojnë rini të kualifikuar, të përgatitur për t’u përballur me sfidat globale”, ka thënë kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …