Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, znj. Arta Rama Hajrizi. Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi e ka njoftuar Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Dedja me punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në Kosovë, konkretisht në reformat e realizuara në frymën e perspektivës evropiane, përfshirë legjislacionin, ngritjen e kapaciteteve si dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Dedja njoftoi Ministrin Kuçi për reformat themelore që po ndërmerren në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa i përket legjislacionit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë. Ministri Kuçi dhe Kryetari Dedja me theks të veçantë diskutuan për rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe rëndësinë e punës dhe pavarësisë së këtij institucioni në të dyja vendet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …