Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov, gjatë takimit të sotëm në Anatalja të Turqisë ka bërë të ditur se ministrin e Ukrainës Dimitri Kuleba diskutoi çështje humanitare, duke përfshirë atë që “trupat po bëjnë për të mbrojtur civilët”. Lavrov akuzoi gjithashtu “nacionalistët” ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Ministri tha gjithashtu se janë diskutuar korridoret humanitare në Ukrainë, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend. Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në agjendë, u tha ai gazetarëve. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet. Kryediplomati rus tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …