Marrëveshje bashkëpunimi mes OJQ-së Ndërkombëtare Caritas Switzerland në Kosovë dhe Komunës së Deçanit

Falë punës së pandalshme për të mirën e Komunës së Deçanit e sidomos në sektorin e arsimit nga Kryetari Bashkim Ramosaj dhe punës së palodhshme nga Drejtori për Arsim Bekim Vishaj, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare – Caritas Switzerland në Kosovë, marrëveshje kjo në të mirën e nxënësve, me fokus kësaj radhe për fëmijët parashkollor. Projekti: Vendosja e Standardeve Parashkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë për periudhën shkurt – maj 2022 , ka në fokus trajnimin e edukatorëve parafillor si dhe pajisjen me inventar të një klase parafillore. Në kuadër të këtij projekti ka përfunduar trajnimi dy ditor për koordinatorë të cilësisë në nivel të shkollave të mesme të ulëta. Trajnimi për edukatorët parafillor, i cili do të zgjasë tetë ditë, po mbahet gjatë vikendit dhe është duke vazhduar. Ndërsa, sa i përket inventarizimit të një klase parafillore është zgjedhur klasa parafillore në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë  ‘’Jusuf Gërvalla’’ në Prapaqan, e cila do të pajiset me të gjitha pajisjet bazë ( tavolina, dollape ,karrige ,lodra druri, varëse etj). Një falënderim për Drejtorin e Caritas-it Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger, koordinatorin operacional Albert Bakalli si dhe menaxheren e projektit Krenare Lleshi. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe me projekte tjera në ngritjen e cilësisë së arsimit në vendin tonë ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …