leoni

Komuna e Ferizajt shkëmben përvojat e saja me qytetet e Shqipërisë në fushën e bujqësisë

Delegacionet nga dy komuna të Shqipërisë, Librazhd e Prrenjas si dhe fermerë e këshilltarë të bizneseve të atjeshme kanë qëndruar të merkuren në komunën e Ferizajt për të shkëmbyer përvojat në fushën e bujqësisë. Ata u pritën nga nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi si dhe drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci me ç’rast u njoftuan me zhvillimet e bujqësisë në komunën e Ferizajt.

“Ne si komunë jemi munduar që ta favorizojmë sektorin e bujqësisë dhe konsiderojë se është sektori i parë që mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në komunën tonë”, është shprehur nënkryetari Xhavit Zariqi.

Nga ana tjetër nënkryetari i  komunës së Librazhdit Enver Shputi dhe nënkryetari i Prrenjasit Nuri Belba, janë shprehur mirënjohës komunës së Ferizajt për mikpritjen  e bërë. Ata thanë se këto takime janë shumë të rëndësishme për ta me vet faktin se shkëmbehen përvoja nga më të ndryshme sa i përket sektorëve më të rëndësishme të vendit.

Interesimet e fermerëve dhe këshilltarëve nga këto anë të Shqipërisë kishin të bënin me ndarjen e subvencioneve , kritereve për përfitime, dhe funksionimin e bizneseve te ngritura me përkrahjen e komunës.

Pas vizitave që u bënë në terren bashkë me delegacionet nga Librazhdi e Prrenjasi u bë ftesë zyrtare edhe për përfaqësuesit e komunës së Ferizajt që të zhvillojnë një vizitë të tillë në këto komuna me karakter njohjeje e bashkëpunimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …