Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që me një akt normativ do të ngrihet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet nga spekulantët. “Siç i dolëm nga tërmeti në mbrojtje, sërish do i dalim në mbrojte qytetarëve. Do ta vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në kohë paqeje. Duhen planifikuar disa hapa që mos të themi që i harxhuam fishekët disa herë. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se çfarë do të bëjmë. Për hir të detyrës dhe mënyrën sesi e kuptoj unë atë, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë në detaje realitetin e njerëzve sa askujt nuk i është dhënë dot mundësia sesi t’ i njohë dhe askush nuk mund të mi japë mua recetat. Ky vend është në luftë, ka ardhur lufta në këtë vend, lufta ka ardhur me faturën e rritjes së çmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit, ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për cdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pa miratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …