Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka kërkuar falje zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, për shtrembërimin e deklaratës lidhur me takimin e tyre në Strasburg. Bislimi ka shkruar se z. Bjorn Berge, e ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim në Këshill të Evropës, por ai ka demantuar atë, duke e quajtur përshkrim jo të saktë. “Me keqardhje, ky s’ka qenë përshkrimi korrekt i asaj që kam deklaruar në takim sa i përket aplikimit të mundshëm në Këshill të Evropës”, ka thënë Berge. Pas kësaj, Besnik Bislimi ka përmirësuar gabimin dhe ka thënë se i vjen keq që ka përdorur termin jo adekuat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …