Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Bjorn Berge, ka reaguar pasi zëvendës-kryeministri Kosovës, Besnik Bislimi, kishte njoftuar se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, z Bjorn Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Besnik Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Fatkeqësisht nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar në një reagim Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Bjorn Berge
