demonstratat 1 prill

41 vjet më parë, më 11 mars të vitit1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale e politike

Më 11 mars të vitit1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale. 11 marsi i atij viti  shënon ditën e fillimit të shfaqjes hapur të pakënaqësive jo vetëm të rinisë studentore, por edhe të punëtorëve, fshatarëve dhe të gjitha shtresave liridashëse në Kosovë e më gjerë, në trojet shqiptare të mbetura nën okupimin e RSFJ-së.  Zhvillimet heroike të Marsit, Prillit, Majit të vitit 1981  shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia. Zhvillimet, që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Mehmet Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht studentët, i dhanë hov fillimit të derdhjes së zemërimit popullor, që do të pasonte deri edhe me rrëmbimin e armëve në Besi të Prishtinës më 2 prill 1981 nga rinia e kësaj ane   dhe rënien heroike të Tahir Mehës dhe Nebih Mehës, në Prekaz,  më 13 maj të po atij viti. (TV-Dielli-RKL  Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Rilind Gërvalla pranon gabimin për përfshirjen e AKI-së, në lajmin kundër Nacionales dhe Periskopit

Drejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Rilind Gërvalla, ka pranuar publikisht se përfshiu gabimisht Agjencinë …