Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbuk, ka shprehur optimizëm për rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës. Ministrja gjermane tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug e të hanë darkë në veri. “Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hamë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët. Edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u shpreh i gatshëm për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit pa dallim. Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic, u shpreh i hapur për bashkëpunim me Jugun e Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …