Më 11 mars 1999, në Jeshkovë, ra heroikisht djali i Zhurit, Feriz Susuri, pikerisht ne diten kur shperthyen Demonstrat e vitit 1981
Marsi per ketë fshat historik është muaj i dhembjes dhe i krenarisë, sepse me 28 mars te vitit 1989, u vranë nga dora e gjaksoreve serbo-çetnik edhe Xhymshit,Xhylbehar dhe Hajrim BADALLAJ. Nderkaq, u plagosen 52 te tjere dhe u burgosen nje grup burrash, për të cilët spiunët e regjimit titist kerkonin denimin deri me vdekje.
Për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,organizuar dhe udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike, do t´i mbesim borxh brezit të ardhshëm,posaçërisht gjakut të derdhur lumë të heronjve, nese në këtë fazë te fundit të luftës, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mos shkruajmë për betejat heroike, mbrojtjen e Kosovës martire. Lirinë që po e gezojmë sot, e fituam me gjakun e bijave dhe bijëve me te fortë të popullit. Prandaj, me admirimin dhe përkushtimin me te madh do të shkruajmë per heronjtë dhe trimat,gjaku i të cilëve sot na bën dritë.
Vargut të Deshmoreve të Kombit, që ranë për lirinë e Kosovës, në muajin mars, në trevën e Vërrinit, kundëer bandave cetniko-serbe dhe mercenareve rusë, iu shtuan edhe këta dëshmorë:
Feriz Susuri, u lind me 18 maj 1969 ne Zhur. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në Jeshkovë me 11 mars 1999. Pas vdekjes la bashkëshorten dhe vajzën, Marigonën.
Hamit Shaip Thaçi, komandant i njësisë speciale. U lind në Landovicë me 30 shtator 1977. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 në Jeshkovë. Është varrasur në Pagarushë. Pas vetes la bashkëshorten shtatëzenë.
Tahir Haki Gashi, komandant skuadre – njësia speciale. U lind në Landovicë, me 1 shkurt 1979. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999, në Jeshkovë. Eshtë varrasur në Pagarushë. Pas vetes nuk la trashëgimtar.
Hysen Nait Rexhepi, komandant i kompanisë së njësisë speciale. U lind në Celinë me 15 tetor 1970. Luftëtar teper i dalluar kundër shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 në Jeshkovë. Eshte varrosur në Pagarushë të Malishevës. Pas vetes la bashkëshorten Aferdita dhe vajzën e vetme Diellza.
Skënder Mehmet Latifi, komandant skuadre. U lind në Piranë me 23 prill 1970. Luftëtar i dalluar kundër shovenistëve serbe dhe mercenareve rusë. Ra më 11 mars 1999 ne Jeshkovë, ështe varrasur në Jeshkovë. Skënderi pas vetes la bashkëshorten Hafife dhe bijtë e bijat: Florentinën, Dibranën, Mërgimin dhe Afroren.
Erzan Mehmet Mazrreku, ushtar për gjuajtjen e tankeve. U lind në Prizren me 30 prill 1981. Lufëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë . Ra me 25 mars 1999. I pamartuar.
Alajdin Nevzat Xhezairi, u lind në Prizren me 20 korrik 1974. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. I pamartuar.
Ymridin Ismail Qengaj, komandant skuadre. U lind me 17 gusht 1974. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. U varros në Pagarushë. Pas vetes la shoqen Sofije dhe dy djem e një vajzë: Shpetimin, Ismailin dhe Meritën.
Bashkim Ismail Suka, komandant skuadre. U lind në Bllacë. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. U varros në Pagarushë. Bashkimi ishte i pamartuar.
Hajdar Abaz Shala, u lind në Hatmaxhë me 7 shkurt 1977. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 11 mars 1999 në Jeshkovë. U varros në Pagarushë. Hajdari ishte i pamartuar.
Shkëlzen Imer Dragaj, u lind në Pejë me 10 maj 1962. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Pas vetes la bashkëshorten Gylten, dy vajza e një djalë: Valentinën, Naidën dhe Edvinin.
Halim Nezir Ahmetaj, u lind në Kabash me 2 prill 1970. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenarëve rusë. Ra më 17 mars 1999. Pas vetes la bashkëshorten dhe djalin Kujtimin.
Rexhep Feriz Kukaj, komandant skuadre. U lind në Kabash me 18 tetor 1966. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra më 17 mars 1999. Pas vetes la bashkëshortën Shefkijen, katër djem dhe një vajzë.
Murat Esat Kabashi, u lind në Kabash me 5 qershor 1952. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenarevë rusë. Pas vetes la gruan Saharen,tre djeme dhe një vajzë.
Enver Nebi Buqaj,transportues ushtarak. U lind me 20 maj 1975 në Arbanë. Luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ishte i martuar dhe pas vetes la gruan Selveten.
Heshim Nuhi Gashi, furnizues (transport-inkasant), u lind në Landovicë me 10 qershor 1962. Ra më 26 mars 1999. Ishte luftëtar i dalluar kundër pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenarëve rusë. Pas vetes la bashkëshorten Bukurien dhe dy djem e dy vajza: Avniun,Avdylin, Veziren dhe Leonorën.
P.S. Kerkojmë ndjese poqese na ka rreshqitur ndonje deshmor pa dashje…