Kryetari Vehapi priti në takim komandantin e KFOR – LMT-së Austriak në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka pritur në një takim njohës komandantin e KFOR-LMT -së Austriak në Rahovec z. Mathias Heschl me bashkëpunëtor. Në takim u bisedua për projektet dhe investimet që janë duke u bërë në Komunën e Rahovecit.

Kryetari Vehapi, fillimisht e uroj për detyrën si komandant i KFOR-LMT-së ku  më pastaj e informoi në përgjithësi për Komunën e Rahovecit dhe për projektet të cilët janë duke u realizuar, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes,  infrastrukturës rrugore dhe  kanalizimeve. Projekte këto që janë duke u realizuar  në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, duke përfshi edhe vendet ku jetojnë edhe komunitetet tjera jo shumicë.

Nga ana e tij komandanti i KFOR-LMT-së në Rahovec  z. Mathias Heschl e falënderoi kryetarin Vehapi për  pritjen e bërë dhe për informimin  në lidhje me  projektet të cilët janë duke u realizuar në gjithë territorin e komunës së Rahovecit.

Në fund të takimit, të dy palët u shprehen të gatshëm për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë i cili ka qenë edhe me komandantët të tjerë të KFOR-LMT në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …