Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 21 testime sa janë bërë në nivel vendi, 61 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar një rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 61 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 222 mijë e 892. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 797 të infektuar aktualë.