Mbahet mbledhja e Komitetit të Komuniteteve në Deçan

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve. Në këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Raporti nga ZLK-ja.

  3. Ftesë Drejtorit të Bujqësisë.

  4. Të ndryshme.

Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi Shkëlzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij Komiteti, Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj, përfaqësues të OSBE-së dhe UNMIKU-t. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Në raportin nga ZLK-ja, Shaban Pejçinoviq tregoi që janë lëshuar disa vërtetime për ”Lagjen e Dëshmorëve”, si dhe tregoi që një qytetar i komunitetit boshnjak ka përfituar një mëshqerrë barrëse në kuadër të përfituesve blegtorë në Komunën e Deçanit. Në këtë mbledhje i ftuar ishte edhe Drejtori i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, i cili para këtij Komiteti tregoi që në vitin e kaluar në mesin e përfituesve të mekanizmave bujqësorë të shpërndarë nga Komuna ka pasur edhe qytetarë nga komunitetet si dhe këtë vit aplikues dhe përfitues i vetëm i një mëshqerre barrëse ishte një qytetar i komunitetit boshnjak. Ai me këtë rast ftoj pjesëtarët e komuniteteve që të jenë sa më aktiv dhe bashkëpunues dhe se Drejtoria që ai drejton do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe e drejtë me secilin qytetar. Në të ndryshme, anëtarja e këtij Komiteti, Albesa Cacaj në fjalën e saj kishte disa kërkesa, ndër të cilat ishte ftesa e herë pas hershme e disa Drejtorëve në këto mbledhje, në mënyrë që të raportohet për gjendjen e Komunës në përgjithësi, me fokus të veçantë për komunitetet. Si dhe u bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së trajnimeve nga OSBE-ja për anëtarët  e Komitetit të Komuniteteve. Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …