Komisioni Komunal për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Vitisë mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komisioni komunal për përgatitjen e ndryshim plotësimit e statutit të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit, që janë zgjedhur përmes Kuvendit Komunal të Vitisë, me shumicë votash kanë votuar që kryetar i këtij komisioni të jetë shërbyesi civil, Fatlum Demiri. Gjithashtu gjatë këtij takim anëtarët e komisionit që përbëhen nga këshilltarë të partive politike që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Vitisë si: LDK, LVV, PDK por edhe përfaqësues nga ekzekutivi komunal dhe të shoqërisë kanë dalë me disa propozime për plotësim ndryshim të statutit. Këto propozime priten të dërgohen në Kuvend dhe më pas bashkërisht të dalin në konsultim me publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …