Analisti dhe njohësi i mirënjohur i rrethanave në Ballkan, Janus Bugajski ka thënë se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO. Përmes një reagimi në shkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptim në çështjen e targave. Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa, derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabolizojnë Evropën, duhet të jetë një shaka. Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …