Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritje të çmimeve. Ata kanë thënë se ngritja është pasojë e rritjes së kostos së prodhimit të transportit të produkteve për gastronomi. Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka deklaruar për Kosovapress se rritja e çmimeve nuk ka për qëllim me rreziku konsumin, por nuk ka zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit…TVSh- ja në 8 % do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë mes tjerësh, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …