Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi gjatë krizës më të madhe energjetike, ajo rezulton se ka eksportuar rrymë në vlerë 10 milionë euro. Ai saktëson se ky eksport është bërë në kohën që ka munguar blloku B2. “Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në pik-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhuar rreth 650 megavat në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike? Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit, kur tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar?”, ka shpjeguar, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …