Sergei Belajev: Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake e politike

Sergei Belajev: Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake e politike

Drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belajev, është cituar të ketë deklaruar se anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Është e qartë se anëtarësimi i tyre në Aleancë, e cila është kryesisht një organizatë ushtarake, do të sillte pasoja politike dhe ushtarake që do të kërkonin nevojën e rishikimit të marrëdhënieve me këto vende dhe të marrjen e masave hakmarrëse, tha Belajev. NATO ka paraparë të dërgojë 30 000 trupa, 200 avionë dhe 50 varka në Norvegji për stërvitjet e “Reagimit të Ftohtë 2022”  manovra të pritet fillojnë së shpejti. Stërvitjet ishin planifikuar prej disa kohësh, por, por në kohën  e pushtimit të Ukrainës ato marrin një vlerë më të madhe edhe për shkak se mbahen jo shumë larg kufirit rus.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …