leoni

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Po t i vendosim sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk e dëmtojnë Moskën, por interesat tona

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ajo nuk do ta dëmtonte Moskën, por interesat e veta.  Rusia po ndihmon Serbinë  në “mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, sepse, ajo nuk po e lejon Kosovën që të “kalojë” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Ai ka thënë se në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka marrë përsipër që gradualisht ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, por shtoi se Beogradi “do të harmonizohet menjëherë” nëse bëhet nesër anëtar i BE-së. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, e kanë harmonizuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …