Stavileci: TIK-u, sektori me potencialin më të madh zhvillimor

Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike është njëri ndër sektorët me potencialin më të madh për zhvillimin ekonomik. Kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kompaninë e avancuar të teknologjisë informative ,,Gjirafa” në Prishtinë.

Me këtë rast, Stavileci tha se zhvillimet e fundit në tregun botëror tregojnë se gjithçka po orientohet drejt  ekonomisë digjitale, i cili është një përparim modern që shkon gjithmonë me zhvillimet e fundit teknologjike.

“Duke parë që zhvillimet e fundit detyrimisht kërkojnë që edhe ne të jemi pjesë e kësaj ekonomie digjitale, ne si një vend me potencial rinor i kemi të gjitha parakushtet për ta zhvilluar sektorin sikur Gjirafa. Ne shohim edhe kompani të tjera që po zhvillohen në vendin tonë, shohim se edhe historia e kësaj fushe është shumë e re dhe ne iu inkurajojmë që të vazhdoni në këtë drejtim”, tha ministri Stavileci, duke ofruar përkrahjen e tij në zhvillimin e këtij sektori.

Numri një i MZHE-së,  bëri të ditur se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë ata hapa të cilët i ka  nisur, siç është aprovimi i Strategjisë Kombëtare për Teknologjinë Informative.

Ministri Stavileci po ashtu tha se Fondi dhe veprime të tjera do të jenë në funksion të zhvillimit të këtij sektori, i cili bën një vlerë shumë më të madhe, ndërsa shtoi se sot secili biznes, pavarësisht veprimtarisë që ushtron mund të përfitojë shumë nga TIK.

“Ne do të jemi në mbështetje të vazhdueshme për sektorin e TIK-ut, e në veçanti për ndërmarrjet private që po e mundësojnë këtë zhvillim”, u shpreh Stavileci.

Nga ana tjetër, themeluesi i Kompanisë ‘Gjirafa’, Mërgim Cahani duke falënderuar ministrin për angazhimin dhe mbështetjen e këtij sektori, ka bër ëtë  ditur se kjo  kompani është duke punuar për një të ardhme në të mirë të zhvillimit ekonomik, e fokusuar kah aspekti inovativ i teknologjisë së informacionit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Cahani tha se kjo kompani nga tetor i vitit  2014 kur edhe është lansuar, një vit pas pasur rritje 650% te Gjirafa.com, ndërsa te produkti tjetër Gjirafa@netëork që është hapur në mes të janarit të vitit 2016, brenda katër muajve zyrtarisht është bërë platforma numër një  për marketing online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndryshe, Gjirafa, Inc, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore Gjirafa.com. Kjo është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë më shumë se 160 milionë web faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 10,000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të informimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …