Avokati, Artan Qerkini, ka folur në lidhje me gjykimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë. Ai u shpreh se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre. “Gucati dhe Haradinaj, me veprimet e tyre, kanë qenë të bindur se po i ndihmojnë anëtarësisë në mënyrë që po i publikojnë provat që janë siguruar nga Republika e Serbisë, e në të cilat gjykata dhe prokuroria do të mbështetet gjatë procedimeve penale, për të treguar se këto procedura ndaj anëtarësisë së OVL- UÇK-së nuk janë me integritet, sepse po mbështeten në prova, të cilat janë siguruar nga Republika e Serbisë dhe të gjithë ne e dimë se sa mund t’iu besojmë atyre provave. Pra, kjo ka qenë esenca e veprimit të Gucatit dhe Haradinajt”. “Nuk ka pasur qëllime kriminale, për të minuar procedurat që janë në rrjedhë e sipër në Gjykatën Speciale, por qëllimi ka qenë që opinionit t’i bëhet e ditur se anëtarët e shoqatës së veteranëve të luftës do të akuzohen dhe do të gjykohen në bazë të provave të siguruara nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …