Gjenerali gjerman, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, në intervistë për RTK-në është cituar të ketë deklaruar se Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe tërë Aleancës Veri-Atlantike. Banorët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen e të frikësohen shumë në lidhje me këtë çështje, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Gjenerali, Buhler, saktësoi se megjithatë të gjithë njerëzit në një masë ndihen të shqetësuar, sepse Evropa ka hyrë në një fazë të jostabilitetit. Pas tridhjetë vjetësh, kjo është një nga sfidat më të mëdha të kontinentit dhe askush nuk e di si do të përfundojë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …