Antonio Guterres

Antonio Guterres, paralajmëroi ngritjen e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i  Organizatës së  Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  ka paralajmëruar ngritjen e nivelit të gatishmërisë nga Rusia për forcat e saj bërthamore pas pushtimit të Ukrainës. “Ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore ruse është një zhvillim rrëqethës. Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer në diçka të mundshme. Është koha për të ndalur tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të hyrë në rrugën e diplomacisë dhe paqes”. Guterres bëri thirrje gjithashtu për ruajtjen e objekteve bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin në fund të muajit të kaluar tha se forcat bërthamore të vendit të tij duhet të vihen në gatishmëri të lartë, duke rritur frikën se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në luftë bërthamore. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kanë parë asnjë arsye deri më tani për të ndryshuar nivelet e alarmit bërthamor të Uashingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …