Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka mbajtur sot takim virtual përmes platformës ZOOM me Kryetarin e Gjykatës Supreme, Udhëheqësin e Detyrës, kryetarin e Gjykatës së Apelit si dhe kryetarët e gjykatave themelore, për të diskutuar situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e grevës së punonjësve të administratës gjyqësore. Kryesuesi Zogaj ri theksoi qëndrimin e KGJK-së lidhur me grevë, me ç’rast tha se Këshilli vazhdon të mbështesë kërkesat legjitime të punonjësve dhe sindikatës, përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në ligjin e pagave. Me këtë rast, KGJK i bën thirrje të gjithë kryetarëve të gjykatave për koordinim me përfaqësues të grevistëve, stafin gjyqësor si dhe gjyqtarët, që të kryhen punë dhe shërbimet esenciale në gjykata, të cilat bazuar në Ligjin për Greva, duhet të kryhen edhe gjatë mbajtjes së grevës. Pas diskutimeve, kryetarët e gjykatave shprehën gatishmërinë që sipas kërkesës së KGJK-së, të kenë koordinim dhe komunikim pro aktiv me përfaqësues të grevistëve me qëllim që të kryhen punët dhe shërbimet esenciale në çdo gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …