Ramush Haradinaj

Haradinaj: Të shtunën protestë masive në Prishtinë kundër Qeverisë, zgjedhjet në vjeshtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se protesta e së shtunës do të jetë edhe më e madhe, sesa protesta e 9 janarit dhe se ajo e 17 shkurtit. Presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë  do të rritet dhe më shumë, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në vjeshtë.   Në intervistën dhënë “Zërit” ai e konsideron të dhimbshëm faktin, që nuk ka vazhduar presioni i filluar me protesta të organizuara nga blloku opozitar: “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, por lufta po vazhdon e ndarë. Mirëpo, ai shprehet i bindur se presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë “Mustafa” do të rritet dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Haradinaj  gjithashtu ka thënë se do të ishte mirë që të shfrytëzohet koha për t’u korrigjuar gabimet në Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në të kundërtën, sipas tij, kjo Marrëveshje nuk kalon në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …