Kryetari Ramosaj ka përfunduar vizitën zyrtare në Athinë të Greqisë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka përfunduar vizitën zyrtare në Athinë të Greqisë, në kuadër të prezantimit të vlerave turistike të Deçanit, ku është takuar me kryetarët e Bashkive të Mikonos, Salaminës, Korinthit dhe Argo-Saronikos. Mirënjohës për organizimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Presidentes znj.Brikena Qama, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Ambasadores, shkëlqesisë së saj znj.Luela Hajdaraga-Gila, Drejtorit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë z.Fitim Gllareva. Mirënjohës për përfaqësuesit e Dhomës Tregtare Greke dhe Rrjeti i Biznesit Shqiptar në Greqi. Në vizitë ishin së bashku me Bashkinë e Lezhës, kryetarin e kësaj Bashkie z.Pjerin Ndreu. Kryetari Ramosaj është shprehur  mirënjohës dhe falënderues për mikëpritjen!

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …