Kryetari i Serbisë, Vuçiç në një intervistë për “Dnevni Avaz” të Bosnjës, ka deklaruar se në botë ka çmenduri mjaftueshëm dhe e konsideroi të tepërt që dhe në rajon të ketë hapësirë për çfarëdo lloj çmendurie. “Ne heshtim dhe nuk përmendim asgjë, sepse njerëzit që do të luanin me deklarata të gabuara në politikë nuk mendojnë se një gjë e gabuar mund të çojë në çmenduri. Vuçiq nënvizoi se pasojat do të ishin më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore dhe paralajmëroi se kriza aktuale do sjellë vështirësi për rajonin duke nisur nga vera deri në dimër. Prandaj është e rëndësishme që ne të jemi pranë njëri-tjetrit. Do t’i shihni krahët e Serbisë të shtrirë plotësisht, sepse ne nuk kemi zgjidhur asgjë nëse fqinjët tanë kanë një problem. Vuçiq përsëriti edhe njëherë se do të ketë miell dhe grurë për të gjithë rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …